Asnjë shans për Ramën!…

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Ora News tha se kërkesat e opozitës për zgjidhjen e krizës janë minimale, për të garantuar votën e lirë.

Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur pushtetin, ndërsa siguroi se zgjidhjen do t’ja japin shqiptarët.

‘Lidhur me zgjidhjen e krizës, kërkesa jonë është e thjeshtë dhe minimale. Do të duhet, jo për interesin tonë, as të këtyre që pretendojnë të jenë në mazhorancë, por për qytetarët të krijojmë kushte për zgjedhje dhe votë të lirë ku ata të zgjedhin. Heqim elementin thelbësor, një i vetëm që është kryeministri i pretenduar, ai që ka vjedhur karrigen e këtij vendit.

Të krijohen kushte të barabarta, një qeveri tranzitore. Jo e jona, aspak e jona. Me disa detyra fare të thjeshta, minimalisht policia të mos bëjë vota për Ramën. Tatimet mos i sulen qytetarëve dhe bizneseve për ti detyruar për të votuar për pushtetin. Të mos dalë e të krehë bishtin duke treguar legalizimet. Bandat e krimit mos dalin me makina ditën e zgjedhjeve apo fushatës dhe të terrorizojnë shqiptarët. Paratë e oligarkëve të mos shkojnë për të blerë varfërinë e shqiptarëve.

Këto janë kushte që në një vend tjetër do të priteshin me entuziazëm, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një ushtrim i mirë demokracie. Për këtë arsye ne po kërkojmë dicka që me kushtetutë e kanë shqiptarët që ky njeri ja ka vjedhur. Si zgjidhet? E kuptoj që ky njeri e ka të vështirë për të hequr dorë nga pushteti i vjedhur, nga paraja e vjedhur, por në fund ai që do ta zgjidhë janë publiku shqiptar”, tha Alibeaj.

Artikulli paraprakShpërthen në stadium: “Rama ik”! “Poshtë qeveria”! (Video)
Artikulli tjetërReagon Presidenti: Ja kam bërë të qartë Ramës, çdo përfshirje e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi…