Asnjë hetim për vrasjen e paralajmëruar të Shkodrës!

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës nuk po kryejnë asnjë hetim për vrasjen që ndodhi para një jave në këtë qytet. Një qytetar nga Shkodra ka denoncuar prokurorinë dhe policinë se nuk po kryen asnjë hetim për vrasjen e vëllait të tij.
Ngjarja, thotë ai ka ndodhur para 1 jave, ndërkohë që ai i kishte paralajmëruar autoritetet që para 20 ditëve por asnjë masë nuk ishte marrë për mbrojtjen e tij.
Denoncimi i këtij qytetari është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Asnje hetim per vrasjen e paralajmeruar te Shkodres!
Qytetari dixhital denoncon:
– Asnje hetim nga policia dhe prokuroria e Shkodres per vrasjen e vellait te tij!
– Ai kishte njoftuar policine dy jave para se te ndodhte krimi.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Persh. doktor jam M.L Shkoder. desha tju informoj per ngjarjen e fundit ne shkoder sepse gazetari tan hoxha ka ardhur ketu ne sherbim te bandave te kryeministrit me dizenformu. Me kane vrare vellane para 1 jave dhe askush nga policia e prokuroria nuk ka ardhe me pyete kush ju vravi.20 dite para vrasjes i kam derguar sms kryeministrit se familja ime nuk ndihet e sigurte nga bandat tuaja. Me respekt”.

Artikulli paraprakMehmet Kraja: Ideja për ndryshim të kufijve u gatua nga Edi Rama
Artikulli tjetër“Çmendina e madhe” e dyshes Rama-Veliaj