Artisti i madh shpërthen ndaj Ramës: Të mos shembet godina ekzistuese, Teatri jo me koncesion

Një grup artistësh janë mbledhur bashkë, ndërsa po diskutojnë për problematikat e Teatrit Kombëtar, ku në fokus është ndërtimi i godinës së re. Bujar Asqeriu ka prezantuar para artistëve një projekt për godinën e re. Gjatë fjalës së tij, aktori Robert Ndrenika pohoi se i ishte dukur interesant projekti i prezantuar, ndërsa theksoi se ka shumë variante. Mes të tjerash Ndrenika, një nga zërat e fuqishëm që është shprehur kundër shembjes së godinës ekzistuese të teatrit, ndërsa shtoi se ajo nuk duhet të jepet me PPP (Partneritet-publik-privat).
Ndrenika tha se, më paraqiti zoti Kapexhiu një variant, më pëlqeu. Ne le të na japin sheshin përpara të vëllezërit Frashëri. Unë jam kundër variantit PPP sepse në të gjitha këndvështrimet ky variant është për të përfituar privati, dhe jo teatri.
Robert Ndrenika: Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve. Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë. Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përvec 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri” ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty.

Gjithë gazetat thonë që PPP është në interes të privatit, jo në interes të teatrit dhe aktorëve. Ndërkohë, Arben Derhemi tha se një projekt i realizuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu është më ambicioz dhe i pranueshëm nga artistët. “U prezantua projekti nga danezi, ne sjellim projektin e shqiptarit (Kapexhiut)”, tha aktori Arben Derhemi.

Artikulli paraprakKSHH: Dyshime pas përjashtimit të 20 mijë familjeve nga ndihma
Artikulli tjetërHithra, mbretëresha e bimëve mjekësore që shëron disa sëmundje