Lufta në prag? Bëhet fjalë për 80 miliardë dollarë pasuri!

Turqia ka zbuluar një fushë gazi 320 miliardë kub në Detin e Zi me vlerë 80 miliardë dollarë, ka bërë të ditur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.

Fusha e gazit ndodhet në një thellësi prej 2100 metra nën detin, në fushën e gazit Sakarya, rreth 170 kilometra nga brigjet e Detit të Zi.

Birol tha se për të filluar prodhimin, i cili pritet të fillojë qysh në vitin 2023, nevojitet një investim prej rreth gjashtë miliardë dollarësh.

Gazi mund të transformojë varësinë e Turqisë nga Rusia, Irani dhe Azerbajxhani në kontekstin e importeve të energjisë, të cilat i kushtuan vendit 41 miliardë dollarë vitin e kaluar, shkruan KP.

Turqia importon çdo vit rreth 45 miliardë metra kub gaz natyror, dhe çmimi është afërsisht 12 miliardë dollarë.

Ndryshe, presidenti Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, presidenti Erdogan tha se “Turqia ka bërë zbulimin më të madh të gazit natyror në Detin e Zi”.

“Të dhënat nga pusi tregojnë se në të njëjtën zonë ka shumë mundësi të zbulohen burime të tjera të gazit natyror”, kishte shtuar Erdogan.

Artikulli paraprakOBSH: Pandemia po ngadalësohet në botë, përveç…
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Trump në “Fox-News”: Do bëj gjithçka për të mos lejuar manipulimin e zgjedhjeve