Arsenali bën ofertën e parë për Granit Xhakën

Përparojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Borussias së Moenchengladahut për shërbimet e mesfushorit shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka. Arsene Wenger ofron fillimisht 24 milionë paund për lojtarin, të cilin dëshiron ta ketë në dispozicion në përfundim të sezonit. Për momentin, klubi gjerman nuk ka kthyer përgjigje pozitive, pasi synon të përfitojë 32 milionë paund nga kartoni i Xhakës, gjithsesi “topçinjtë” besojnë se do të gjendet gjuha e përbashkët për mbylljen e marrëveshjes.
Granit Xhaka pritet të jetë blerja e tretë më e shtrenjtë në histori për Arsenalit, pas Mesut Ozil, që në vitin 2013 kushtoi plot 42 milionë paund dhe Alexis Sanchez që u kushtoi londinezëve 32 milionë paund. Blerja e një mesfushori qendre është kthyer në domosdoshmëri për Arsenalin, pasi në përfundin të sezonit pritet të largohen disa emra të rëndësishëm si Mathieu Flamini, Mikel Arteta dhe Tomas Rosicky.

Artikulli paraprakQeveria gjermane do të dyfishojë numrin e dëbimeve të refugjatëve
Artikulli tjetërGundogan, do të jetë blerja e parë e Guardiolës