Arsen Venger mohon largimin nga futbolli

Arsene Wenger mohon largimin nga futbolli. Karriera e trajnerit të Topçinjve të Londrës duket se nuk është e destinuar të përfundojë në fund të sezonit.  Këtë fakt e pohon vetë francezi, i cili shprehet se nuk e shikon të arsyeshëm tërheqjen nga futbolli, edhe pse në media po flitet shumë për një largim të tijin nga Arsenali. “Do të vazhdoj të jem në rolin e trajnerit edhe për sezonin e ardhshëm. Tek Arsenali apo ndonjë skuadër tjetër, kjo është një pjesë që do ta mendoj në fund të sezonit, pasi momentalisht kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë”, u shpreh Venger.
Humbja e thellë në Champions League kundër Bayern të Mynihut me rezultatin 5-1, distanca prej 10 pikësh në kampionat ndaj Chelseat kryesues, të gjitha këto kanë bërë që të rriten dozat e tensionit mes tifozëve dhe skuadrës. Fitimi i titullit kampion për Arsenalin është kthyer në një mollë të ndaluar, pasi ky trofe i mungon që nga viti 2004, si pasojë e kësaj lamtumira  e Wenger duket e pashmangshme këtë herë, madje mediat britanike kanë projektuar dhe kandidatët e mundshëm për të marrë në drejtimin e Arsenalit. Ndër emrat e përmendur janë trajneri i Juventusit, Massimiliano Alegri, Leonardo Jardim i Monacos dhe tekniku i Borrusia Dortmund, Tomas Tuchel.

Artikulli paraprakBankat të pasigurta në Shqipëri, transferojnë miliarda euro jashtë vendit
Artikulli tjetërSkandali, Gjykata ndryshon shkresën për ndalimin e punimeve tek Torra