Arroganca e pushtetit të Rilindjes s’ka kufij!

Nga Izmira ULQINAKU

Kjo është konsiderata e Rilindjes për qytetarët e Shkodrës! Në një kohë që papunësia, sidomos në Shkodër, ka kapur majat, Senida Mesi, akuzon qytetarët për mungesë dëshire për të punuar!

Ish ZvKryeminstrja dhe Deputetja e Qarkut Shkodër, mbrëmë në emision, tregoi zero ndjeshmëri për situatën e rëndë ekonomike të banorëve të Qarkut që përfaqëson. Me pafytyrësi ia hodhi fajin qytetarëve që sipas saj nuk aplikojnë për punësim, pasi punë ka.

E turpshme dhe skandaloze sesi mundohen tua hedhin fajin qytetarëve, për të mbuluar keq qeverisjen dhe dështimet e njëpasnjëshme!

Edi Rama persekutimin më të madh ia bëri qytetit tonë! Duke patur kukulla marionetë përfaqësues shkodranë në Qeveri e Parlament, ai bëri gjithçka që deshi me Qarkun Shkodër. Të pazëshëm para Edi Ramës, por arrogantë deri në infinit me qytetarët; ata tregojnë qartësisht që në pushtet kanë ardhur nga krimi dhe votat e blera!

Mbas 7 vitesh në Qeveri, Partia Socialiste i leckosi shqiptarët, i varfëroi deri në ekstrem! I la pa punë e pa të ardhme! Dëboi nga vendi mijëra familje, duke boshatisur lagje e fshatra!

Këtë shqiptarët e dijnë mirë sepse e kanë jetuar në kurriz, prandaj si asnjëherë më parë po i presin me padurim zgjedhjet!

Me 25 Prill 2021 do jetë fundi i Edi Ramës dhe i kupolës së hajdutëve!

Artikulli paraprakRama fshin nga faqja e PS premtimin e vitit 2013 për heqjen e akcizës së naftës! Ja çfarë deklaronte
Artikulli tjetër“Mjeshtri i mashtrimeve mbrohet me shpifje”/ Ina Zhupa publikon videon: Padia është reale, Veliajn e pret drejtësia!