Arritën deri këtu, Biba i KQZ-Zguros: Na falendero që të lejuam të votosh!

Ky është një episod i një debati në KQZ të transmetuar direkt nga mediat, në një vend që është kthyer në çmendinë. Nënkryetari i KQZ, që i përket PS, me mbiemrin Biba ka arritur deri aty sa publikisht dhe në sy të mediave të pranishme i është drejtuar Zgurit duke i thënë se “duhet të na falenderosh që të lamë të votosh kundër”. Deklarata e çmendur e Bibës ka sjellë edhe reagimin e Zgurit, i cili i është përgjigjur me ironi se “po duhet të të falenderoj që më le të votoj se edhe mund të më lidhësh duart”. Debati ka vazhduar dhe Zguri i ka kujtuar Bibës se ka ikur ajo kohë kur mund të arrestohesh nëse nuk voton ashtu sikurse donte partia.
Deklarata e Nënkryetarit të KQZ që përfaqëson, PS-në është skandaloze. Kur Nënkryetari i KQZ-së e mendon se edhe Kryetarit të KQZ-së mund ti hiqet e drejta e votës, imagjinoni se çfarë mund të bëhet me zgjedhësit e tjerë që nuk kanë poste publike. Dhe imagjino se kur kërcënimi se mund ti hiqet e drejta e votës bëhet në prani të medias duhet të kuptoni se çfarë ndodh në mënyrë jo publike.
Atë që opozita e ka thënë prej kohësh se në Shqipëri ka vdekur vota e lirë, Nënkryetari i KQZ-së e demonstroi publikisht duke ju drejtuar direkt kreut të këtij institucioni. Opozita nuk lejohet të votojë as në institucionet që edhe formalisht kanë një balancë. Eshtë e kuptueshme se çfarë mund të ndodhë me kapjen e të gjitha ketyre institucioneve nga partia-shtet, ku nuk mund të flitet më afre për votë të lirë. Shqipëria është kthyer sot 30 vjet prapa në kohën kur nuk ekzitonin votimet.

Artikulli paraprakSHBA tërheq të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela
Artikulli tjetërBasha: Pas çdo propagande të Edi Ramës fshihet një vjedhje e madhe