Arrihet marrëveshje koalicioni në Gjermani

 

Unioni konservator dhe socialdemokratët arritën kompromisin për krijimin e qeverisë së re gjermane. Merkel fillon mandatin e katërt në një koalicion të ri me bazë të gjerë, nëse baza socialdemokrate e voton marrëveshjen.
Debatet ishin të zgjatura e nuk mjaftuan ditët, por u deshën edhe netët së fundmi që të arrihej kompromisi mes partisë CDU, CSU dhe Partisë Socialdemokrate. Më në fund të mërkurën bëhet i ditur kompromisi për një raund të ri koalicioni me bazë të gjerë mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Temat kryesore që kishin ngecur në fund para përfundmit të marrëveshjes ishin mënjanimi i trajtimit mjekësor me “dy klasa”, siç thuhej shpesh nga socialdemokratët, dhe moszgjatja pa fund të kontratave në punë e të kufizuara në kohë.
Ndërkohë media të ndryshme njoftojnë se Socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës. Ndërsa Kristiansocialët do të marrin Ministrinë e Brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer. Konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes. Megjithatë, para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me CDU e CSU.

Artikulli paraprakRoli i Kinës në integrimin europian të Ballkanit
Artikulli tjetërKosovë, i pamundur konsensusi për Demarkacionin