Arrestohet në Maqedoninë e Veriut biznesmeni nga Lushnja, rival i Aldo Bares

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut shtetasi Saimir Taullau.  Në ngarkim të biznesmenit nga Lushnja ka pasur një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sajmir Taullau njihet si person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është dënuar disa herë për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.

Taullau ka qenë në hasmëri me bandën e Aldo Bares. Ai dyshohet nga policia se ka gisht në vrasjen e dy të rinjve, një vit më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Mendohet që Taullau të ketë ndihmuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për të kryer këtë vrasje.

taullau8 780x405 1

Artikulli paraprakBerisha publikon videon me dëshmitë rrëqethëse pas tërmetit: Rama na tha “nuk ka asnjë rrezik”…
Artikulli tjetër“Ç’ne Taulanti me antiplumb sot?”, plas gallata në rrjetet sociale