Kreu i veteranëve të UÇK arrestohet dhe do të niset për në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

Këtë e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.

“Tani u arrestu nga policia e EULEX-it kryetari i OVL të UÇK, zoti Hysni Gucati dhe do të transferohet në Hague! Bastisjet po vazhdojnë!”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, një ditë më parë është arrestuar edhe Salih Mustafa dhe është dërguar në Hagë.

Artikulli paraprakSpaho në Has: Për herë të parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, një parti politike cakton kandidatët për deputetë
Artikulli tjetërAktorja reagon për palaçon e “Portokallisë”: Donte t’i bënin fresk