Arrestohen 23 protestues, qindra qytetarë mësyjnë tek Drejtoria e Policisë

23 qytetarë, pjesëmarrës në protestën e sotme të opozitës janë arrestuar nga policia. Ata akuzohen se kanë hedhur mjete të forta ndaj policisë. Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Me qindra qytetarë kanë mbërritur në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë në mbështetje të protesttuesve të Unazëstë cilët kërkojnë lirimin e e të arrestuarve të sotëm në protestën masive që u mbajt nga opozita.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të Opozitës së Bashkuar
Në thirrjet ‘Lironi çunat’, ‘Rama ik’ dhe ‘Edvin hajdut, kazan, legen”, ‘Policia e Leshit’ ata janë vendosur përpara një kordoni të gjatë policësh.
Deri më tani nuk raportohen për përplasje, ndërsa përfaqësues të opozitës po marrin informacion për të arrestuarit në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë

LIVE – Policia politike ka ndaluar në menyrë të paligjshme me dhjetera të rinj protestues!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 28. März 2019

Artikulli paraprakZotimi i fortë i Bashës në protestë për oligarkët që bashkëpunojnë me regjimin kriminal
Artikulli tjetërBanorët e Unazës paralajmërojnë Ramën: Do të të përplasen ballit arrestimet politike!