Arrestimi/ Reagon Dhoma e Tregtisë Lezhë: Kryetari u ftua në takim dhe ju bë kurth…

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj u arrestua ditën e sotme, pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen Besëlidhja të Lezhës.

Akuza që rëndojnë mbi të janë për ndërtim pa leje mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Dhoma e Tregtisë Lezhë.

Në reagim thuhget se, pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji.

Reagimi i plotë

Dhoma e Tregtisë Lezhë shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem.

Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje.

Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji.

Ku po shkojme, o Shteti i se drejtes qe çdo dite e me shume nuk je i tille.

U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq)

Kjo eshte reformation ne drejtesi.

Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia????

Vazhdoni e bejeni.!

Dite te lumtura na presim!

Kuzhdo qe e ndjen qe duhet te solidarizohet le ta beje

Ambasada Amerikane,
Delegacioni i Bashkimit Europian,
Shoqatat e biznesit.

Reagoni sa nuk eshte teper, po teper vone!

Artikulli paraprakPërkeqësohet situata, dërgohet në spital një nga naftëtarët grevistë
Artikulli tjetërMalltezi publikon auditimin e KLSH: “Zoto-Rama-Ahmetaj nxorrën legen edhe Shalësin…”