Arrestimet e drejtuesve të PD me urdhër të Ramës, qytetarët rrethojnë komisariatin e Policisë

Qytetarë e simpatizantë të Partisë Dekomkratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbeshtetje të 7 ndaluarve që penguan kryeministrin Edi Rama në Librazhd.

Nën thirrjet ‘Rama Ik’, ata kërkojnë  lirimin e drejtuesve lokal në Elbasan mes tyre ish-deputetit Aurel Bylykbashi.

Policia e Shtetit  ka proceduar 23 protestues dhe ka arrestuar 7 prej tyre për protestën e organizuar mbasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit, gjatë së cilës i bllokuan rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama; Rama do të zhvillonte takimin elektoral me socialistët për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak.

Policia e Librazhdit njoftoi se bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Artikulli paraprakBundestagu gjerman si Hollanda: Negociatat hapen për Maqedoninë e Veriut, jo për Ramën
Artikulli tjetërBraktisja e madhe e Ramës, shikoni dështimin spektakolar në Patos