Argatët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë flamurmbajtës të ndarjes e coptimit të territorit të Kosovës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim kryetarin e Partisë Republikane në Kosovë, Faton Kurti. Biseda mes tyre është fokusuar tek plani i Hashim Thaçit për të ndarë Kosovën. Berisha është shprehur se tani është koha që populli të vendosë vetë për fatet e Kosovës.
‘Ne diskutuam gjerësisht mbi veprimet e rrezikshme antikombëtare të argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët me veprimtarinë e tyre janë shndërruar haptas në flamurmbajtës të ndarjes, copëtimit të territorit të Kosovës.
Argatët e Beogradit në Prishtine dhe Tiranë kanë punuar kundër interesave të vendit dhe kombit të tyre, në shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës për të nxjerrë në treg çdo gjë të Kosovës, dhe këtë e kanë bërë vetëm për interesa personale të tyre dhe padronëve të tyre.
Miladinët shqipfolës, për llogari të padronëve të tyre dhe për interesa personale kanë bërë pazaret më të fëlliqura në dëm të Kosovës. Ata po lobojnë me të gjitha mjetet e tyre për këtë projekt ogurzi, i cili mund të ngjallë një konflikt të pandalshëm në Ballkan.
Ishim në një mendim se marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie jetike për marrëdhëniet midis këtyre vendeve dhe paqen e rajonit.
Po ajo mund të jetë e tillë vetëm si marrëveshje midis dy vendeve sovrane. Kur argatë dhe aventurierë të zhveshur nga çdo gjë bien në këtë shkallë, i takon popullit të thotë fjalën e tij.
Një kauzë e drejtë mbrohet me çdo çmim’, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha.

52561441 1212161652278073 1375921622568927232 n

Artikulli paraprakTerritore apo treg në këmbim të njohjes?! Kjo është çeshtja!
Artikulli tjetërDeputeti publikon shifrat: Vetëm në Itali janë kapur 34.8 ton kanabis dhe 270 kg heroinë e kokainë!