Arbeloa: E vazhdoj karrierën jashtë Spanjës

Kundër Valencias, Alvaro Arbeloa luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi, i cili do të largohet në merkaton e verës, i falenderoi të gjithë, si klubin dhe tifozët, duke theksuar se ka kaluar një kohë fantastike te “Los Blancos”. Mbrojtësi spanjoll theksoi se për të ishte një nder i madh që ka luajtur me një skuadër si madrilenët. Megjithatë 33-vjeçari pohoi se nuk do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pasi synimi i tij është ta vazhdojë larg Spanjës karrierën.

Artikulli paraprakRoma nuk lëshon terren, Frosinone në Serinë B
Artikulli tjetërIbrahimoviç bën Milanin të ëndërrojë