Apeli i Papa Franҁeskut për qeveritë nё Europё

Ndoshta jo patjetёr tё shkon mendja tek Papa, nёse kёrkon njё referent pёr njё kongres mbi tё ardhmen. Por fjalimi qё mbajti Franҁesku nё njё konferencё nё Vatikan, ishte udhёrrёfyes pёr tё ardhmen.
Me apele pёr njё fillim tё ri nё Europё dhe njёkohёsisht pёr njё reflektim ndaj vlerave tё pёrbashkёta u mbyll kongresi “(Re) thinking Europe” nё Vatikan. Kongresi dyditor u organizua nga Komisioni i ipeshkёve tё BE-sё, COMECE. Papa Franҁesku i tёrhoqi vёmendjen politikёs, qё tё nxisё njё kulturё tё re dialogu. Gjithashtu, ai theksoi solidaritetin si parim themelor i BE-sё dhe bёri thirrje pёr tё qenё mё tё hapur.
Kontributi i parё e “ndoshta mё i madh” i kristianёve pёr Europёn e sotme ёshtё tё kujtojnё, “qё ajo nuk ёshtё njё grumbull shifrash apo institucionesh, por qё ajo pёrbёhet nga njerёz”, theksoi Papa nё fjalimin e tij. Ai njёkohёsisht kritikoi njё “shoqёri tё ҁrrёnjosur” nё sfondin e tendencave individualiste dhe kritikoi po ashtu lёvizjet ekstremiste e populiste. Kёto protestёn e kthejnё nё mesazhin e tyre thelbёsor, pa ofruar alternativa politike konstruktive. Nё vend tё dialogut shfaqen “kundёrthёnie tё tmerrshme” ose njё epёrsi politike, qё pengon demokracinё e vёrtetё. “Nё njё rast shkatёrrohen urat dhe nё njё rast tjetёr ngrihen mure”, tha Franҁesku.

“Mё shumё njё burim se sa njё barrё”
Shprehimisht Papa u bёri thirrje qeverive nё Europё tё jenё tё hapura pёr imigrantёt dhe kulturёn e tyre. Migrantёt janё “mё shumё njё burim se sa njё barrё”. Nё sfondin e dramёs sё refugjatёve nuk duhet tё harrojmё, qё kemi tё bёjmё me njerёz. Kёta “nuk duhet tё zgjidhen sipas qejfit apo tё seleksionohen”. Po ashtu, duhet qё politika e migracionit tё konceptohet me “menҁuri”. Europa duhet tё gjejё sёrish solidaritet dhe njё ndarje tё drejtё tё barrёs, theksoi Franҁesku. Nuk shkon qё disa tё sakrifikojnё dhe tё tjerё tё mbrojnё privilegjet.
Presidenti i COMECE, kardinali Reinhard Marx, kryetari i Konferencёs sё Ipeshkёve gjermanë, propozoi njё Konventё tё re Europiane tё tё gjitha vendeve anёtare tё BE-sё, lidhur me ҁёshtjet e sё ardhmes. Ai tha, se kontineti ndodhet nё njё pikё vendimtare; shtrohet pyetja, nёse Europa do tё shpёrbёhet apo do tё gjejё forcё pёr njё fillim tё ri. – Nё takimin dyditor nё Vatikan morёn pjesё rreth 350 pёrfaqёsues nga politika, kisha dhe shoqёria. Ndёr ta edhe Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian.

Artikulli paraprakArrestohen terroristë tё dyshuar tё IS-it nё Turqi
Artikulli tjetërSeparatistët katalonjas kanë humbur mbështetjen e zgjedhësve