Apeli e la në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Bulqizës i drejtohet Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të Apelit, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhë “shpërdorim të detyrës” ai gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Alla u arrestua me urdhër të SPAK më 16 mars, bashkë me 10 persona të tjerë.

Prokuroria e Posaçme thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se kryebashkiaku i Bulqizës ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën.

Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata. Por, ka dhe më shumë se kaq në konkluzionet e SPAK.

Artikulli paraprakIronia e gazetarit: Me kaq shumë lapidarë dhe heronj, jemi mall kështu si jemi…
Artikulli tjetërVideo-skandali me Safet Gjicin/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Alma Kaçin