Video-skandali me Safet Gjicin/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Alma Kaçin

Gjykata e Lartë ka lënë ditën e sotme në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Alma Kaçin, e cila është nën hetim në lidhje me video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici.

Gjykata ka refuzuar rekursin e Kaçit, e cila kërkonte një masë më të lehtë sigurie, ose shpallje ne pafajshme.

Kaçi u arrestua pas publikimit të video-skandalit, ku ajo shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici, e po ashtu duke folur për një tender në lidhje me qentë e rrugës.

Vetë Alma Kaçi ka deklaruar se e gjithë biseda e kryer me Gjicin ka qenë një kurth, për të nxjerrë në pah korrupsionin që fshihej në bashki.

Artikulli paraprakApeli e la në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Bulqizës i drejtohet Gjykatës së Lartë
Artikulli tjetërEnergjia gjatë dimrit, Duleviç: Qytetarët ngelin pa energji elektrike sepse rrjeti është i amortizuar