Ansu Fati hyn në historinë e La Ligës

Ansu Fati ka hyrë në histori të ligës elitare spanjolle, La Liga, pas dy golave të fitores së Barcelonës kundër Levantes të dielën.

Adoleshenti Fati është bërë lojtari më i ri që i shënon dy gola në një ndeshje të La Ligës.

Fati i realizoi dy golat falë dy shërbimeve fantastike nga kapiteni i tij, Lionel Messi.

Si 17 vjeç e 94 ditë, Fati është lojtari më i ri që shënon dygolësh në histori të La Ligës, duke e kaluar Juanmin, i cili e kishte bërë të njëjtën për Malagan si 17 vjeçar e 115 ditë më 2010.

Këto ishin golat e parë të Fatit në ligë që prej 14 shtatorit, kur kishte shënuar ndaj Valencias. Ai ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve në një ndeshje të fazës grupore kundër Interit në fundvit.

Artikulli paraprakRakitiç kritikon Barcelonën: Desha të largohem në janar…
Artikulli tjetërKurti e bën ushtrinë me detyrim për çdo kosovar