Angjinaret, ushqimi mesdhetar që rigjeneron mëlçinë

Në mitologjinë Greke, angjinarja përmendet si gjembi në të cilin Zeusi ktheu afeksionin e tij të refuzuar.
Pjesët e bimës që janë të ngrënshme, vijnë nga boçet e lules se angjinares e cila ka një zemër ngjyrë violë. Është e vështirë për t’u përgatitur, por ja vlen lodhja kur përfitimet janë të tilla si rrallë ushqime.
Angjinaret janë të pasura në vitaminë C, K, acid folik dhe fibra bimore, si dhe, në listën e renditjes së ushqimeve sipas përbërjes së tyre ne antioksidues, angjinarja renditet në 20 të parat. Edhe pse pjesa me e shijshme e bimës është zemra, fletët janë ato qe përmbajnë shumicën e lëndëve ushqyese.
Lufton kancerin
Studimet tregojnë se përbërës të ekstraktuar nga angjinaret, kane efekt pozitiv ne uljen shumimit te qelizave kanceroze, veçanërisht kancerit të prostatës dhe gjirit. Studim i vitit 2017 te fundit, te publikuar ne “Journal of Pharmacology”, kane treguar se përbërësi që karakterizon angjinaren “cynara cardunculus L.” – mund të përbëjë një aleat të dobishëm në terapinë kundër leucemisë.
Rigjeneron mëlçinë
Në sajë të përbërësve të quajtur “kinarin” dhe “silimarin”, agjinaret rezultojnë tepër të dobishme për mëlçinë. Është parëse konsumi i këtyre dy përbërësve ka sjellë rigjenerim të mahnitshëm të indit të mëlçisë.

Përmirëson tretjen
Angjinaret përmbajnë “inulin”, një substancë me veti prebiotike – e cila ushqen florën bakteriale dhe forcon mukozën e aparatit tretës. Përveç forcimit të barrierës së aparatit tretës, flora bakteriale e shëndetshme arrin të luaj një rol te jashtëzakonshëm në zbërthimin e disa lëndëve ushqyese të patretshme ose të papërthtithshme, në uljen kolesterolit dhe në forcim të imunitetit.
Ul kolesterolin dhe mbrojnë zemrën
Përbërës të fletëve të angjinares, kane veti reduktuese për kolesterolin e keq LDL duke rritur gjithashtu kolesterolin e mirë HDL. Përveç efekteve të dobishme në profiling lipidemik, agjinaret luajnë një rol shumë të favorshëm në uljen e inflamacionit, duke mbrojtur arteriet dhe zemrën.
Si t’i përgatisni?
Vendosni në një tas me ujë 1,5 me 2 limona, dhe i ruajmë me pas limonët.
Presim kërcellin diku 3-4cm nga baza. Në një sipërfaqe druri, presim me thikë majat e angjinares, deri sa fletët të duken të buta. Heqim gjithë fletët e jashtme të forta, dhe lëmë vetëm ato të butat me ngjyrë jeshile të çelur. Me një thikë shumë të mprehtë pastrojmë rreth e rrotull angjinaren dhe kërcellin. E fërkojmë me limonët e shtrydhur. Me një luge heqim pjesën e pushit të brendshëm dhe e zhysim menjëherë në ujin me limon.

Agjinare “Ala Polita”
Përbërësit
2 thelpinj hudhër
1 qepë
2 patate të prera në kubikë të mëdhenj
2 karota
1 dorë bizele (mund te jene edhe te ngrira)
8 angjinare
1 tufe kopër
½ filxhani vaj ulliri
kripë, piper
Limon të shtrydhur ( ½ limoni)
Përgatitja
Kavërdisni për rreth 10min qepët me hudhrat dhe karotat në vajin e ullirit.
Shtoni patatet dhe me pas angjinaret, në fund bizelet dhe koperin.
Shtoni lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.
I lini në zjarr të avashte për rreth 30 – 40 minuta.
Shërbejeni me lëngun e tyre në pjatë të thellë.
*Shënim: angjinaret janë në sezonin e tyre në mars deri ne fund te Prillit. Shfrytëzojeni këtë stine për të përfituar gjithë vetitë e saj rigjeneruese nëpërmjet ushqimeve me vlera të veçanta detoksifikuese si angjinaret dhe asparagët.

Artikulli paraprakTrumpizmi, një reagim ndaj shpresave që ka elektorati amerikan
Artikulli tjetërAspirina çdo ditë, e rrezikshme apo e nevojshme për të moshuarit?