Amerika: Nga koloni në luftën civile

Që këto Koloni të Bashkuara janë dhe, me të drejtë, duhet të jenë të lira dhe shtete të pavarura, që të jenë të shkëputur nga besnikëria ndaj Kurorës Britanike dhe se të gjitha lidhjet politike midis tyre dhe shtetit të Britanisë së Madhe janë dhe duhet të zgjidhen krejtësisht.
[Nga Deklarata e Pavarësisë, 1776]

Në vitin 1775, 13 KolonitëBritanike e Amerikës Veriore kishin një popullsi prej 2.5 milion banorësh. Midis viteve 1776 e 1783, falë Luftës për Pavarësi, kishin siguruar pavarësinë nga Perandoria Britanike. Kolonët kërkuan që të themelojnë një vend të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kishin refuzuar monarkinë britanike, nënshkruar një Deklaratë Pavarësie që garantonte të drejtat themelore e qytetarëve dhe tani duhej të vendosnin sesi ta qeverisnin më mirë vendin e tyre.

Sistemi qeverisë britanik përmblidhte në vetëvete monarkinë, aristokracinë dhe demokracinë. Amerikanët besonin në republikanizmin ku populli dhe jo Parlamenti ishte sovrani. Intelektualët e shekullit të XVIII theksonin se një republikë, duke kërkuar konsensusin e njerëzve, mund të ekzistonte vetëm në një territori të vogël dhe, sa më shumë të ishte e madhe popullsia, aq më shumë opinionet do të ishin heterogjenë. Por amerikanët që kishin nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë dhe marrë pjesë në luftë kishin vendosur të themelonin një republikë efiçente. Problemi më i madh tani kishte të bënte me qeverinë qendrore dhe sesa e fortë duhej të ishte ajo. Kushtetuta u ratifikua më 1778. Parashikonte ndarjen e pushteteve midis ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit të qeverisë kombëtare, përveçse ndarjen e pushtetit e shteteve të veçanta dhe asaj të vendit. Sistemi i bilancuar e bënte të pamundur që qeveria të transformohej në tiranidë. Marrëdhënia midis shtetit dhe pushteteve kombëtare, e përkufizuar në mënyrë të vagullt, në të ardhmen do ta persekutonte vendin. Por për momentin Shtetet e Bashkuara kishin një kushtetutë, një qeveri të re dhe një territor të pamatë për ta menaxhuar sipas qejfit.

Sistemi i parë bipartiak: Federalistë kundër Republikanëve, 1789 – 1801
Në vitin 1789 George Washington bëhet Presidenti i parë amerikan. Pas rizgjedhjes së tij më 1793, një pjesë e popullsisë amerikane nisi të kërkojë një ndryshim nëpërmjet politikave elektorale. Teoria politike tradicionale e konsideronte ilegjitime opozitën në një republikë, por kjo pikëpamje do të ndryshonte me kalimin e kohës. Liderët e opozitës, Thomas Jefferson dhe James Madison, mendonin se qeveria favorizonte interesat e tregtarëve të pasur në kurriz të bujqve dhe se Shtetet e Bashkuara rrezikonin të dominoheshin nga një aristokraci e korruptuar. Jefferson, Madison dhe ndjekësit e tyre në Kongres nisën të quheshin republikanë. Washington u tërhoq nga jeta politike më 1797 dhe në fjalën e tij të lamtumirës përkufizoi dy parime që do ta shoqëronin politikën e Shteteve të Bashkuara deri në shekullin e XX: të mbante raporte tregëtare, por jo politike, me vendet e tjera dhe të mos lidhte aleanca të përhershme.

Zgjedhjet presidenciale të 1796 qenë zgjedhjet e para që u kontestuan seriozisht. Anëtarët e Kongresit votonin gjithnjë e më shumë në grup sesa individualisht. Megjithëse nuk ekzistonin akoma parti politike në kuptimin modern të fjalës, Federalistët (që kishin hartuar kopjen e parë të Kushtetutës) dhe Republikanët qenë dy grupet dominuese të Kongresit. Pasi Kushtetuta nuk e parashikonte që të shprehej preferenca ndaj një personi për postin e Presidentit dhe një tjetër për atë të Zëvendëspresidentit, votuesit votonin dy persona. Ai që siguronte numrin më të madh të votave zgjidhej President, ai që siguronte numrin e dytë të votave pas tij zgjidhej Zëvendëspresident. Federalisti John Adams u zgjodh President, ndërsa zëvendësi i tij ishte një republikan. Në atë kohë Shtetet e Bashkuara dhe Franca qenë në prag lufte, luftë që bëhej midis Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe anijeve franceze që kërkonin të kapnin anijet tregtare amerikane. Në tentativën e censurimit të kritikës republikane ndaj politikës së jashtme të saj, qeveria miratoi Alien and Sedition Actqë, midis gjërave të tjera, kufizonte lirinë e shprehjes. Në përgjigje të kësaj, republikanët në shtetet Virginia dhe Kentucky miratuan masa falë të cilave kush fliste në emër të shtetit të vet kishte të drejtën legjitime që ta gjykonte kushtetshmërinë e akteve të qeverisë federale. Gjë që ngrinte pikëpyetjen e mëtejshme: në çfarë mase shtetet e veçanta mund t’i kundërviheshin qeverisë qendrore? Me kalimin e kohës, kjo çështje e mprehtë do të bëhej me aktualitet të madh për Shtetet e Bashkuara.

Nga Jefferson tek Kompromisi i Missouri
Në vitin 1800 u arrit një marrëveshje me Francën. Republikani Thomas Jefferson u zgjodh President një vit më pas. Ai nuk ndante teoritë merkantiliste e Hamilton dhe ishte në favor të një politike federale më pasive. Në muajin nëntor selia e qeverisë u transferua nga Philadelphia nëWashington, në District of Columbia, i formua nga Maryland dhe Virginia. Kështu, selia e qeverisë nuk ndodhej në një shtet të vetëm. Alien and Sediction Act nuk kishte më arsye të ekzistonte. Në çështjen “Marbury vs. Madison”, Gjykata Supreme mori pushtetin e madh e gjykimit të kushtetushmërisë së ligjeve të miratuara nga Kongresi. Po atë vit, falë aneksimit të Louisiana, Amerika bleu827.000 milje katrore terren nga Franca për 15 milion dollarë, duke e dyfishuar kështu madhësinë e Shteteve të Bashkuara dhe duke ia hapur territorin në perëndim të Missisipi kolonizimit amerikan. Jefferson kandidoi për rizgjedhjen më 1804, duke fituar në 15 nga 17 shtetet. Republikanët kishin nisur të bënin fushata shprehimisht të drejtuara elektoratit dhe kishin krijuar një grup të mirë mbështetësish, duke lënë prapa Federalistët. Jefferson ndoqi shembullin e Washington dhe hoqi dorë nga mandati i tretë. Për herë të parë në histori, emërimi republikan kontestohet dhe James Madison i fitoi të dyja zgjedhjet presidenciale të 1808.
Por luftërat napoleoniane vazhdonin të kishin impakt mbi Shtetet e Bashkuara. Lufta tregtare midis Francës dhe Britanisë së Madhe e goditi rëndë tregtinë amerikane. Anijet angleze i ndalonin në mënyrë të vazhdueshme anijet tregtare amerikane dhe arrestonin anglezë të arratisur të supozuar në bord. Në të njëjtën kohë, në perëndim, anglezët inkurajonin anijet amerikane që të qëndronin në territoret e reklamuara nga qeveria amerikane. Më 1812 Amerika dhe Britania e Madhe qenë në luftë. Territori i kontestuar ndodhej në kufirin midis Kanadasë dhe Amerikës, pasi Kanadaja ishte pjesë e Perandorisë Britanike, Chesapeake Bay në shtetin Virginia dhe territoret e Louisiana e të Missisipi. Pasi ka mundur Napoleonin në prillin e 1814, anglezët e intensifikuan fushatën e tyre për pushtimin e territoreve në Amerikë. Washington D.C. u pushtua dhe u dogj. Ndeshja midis dy forcave arriti një fazë ngërçi. Rezistenca e indianëve në jug u thye nga Andrew Jackson, i cili mbrojti më pas me sukses New Orleans nga sulmet angleze. Të dyja palët nënshkruan Traktatin e Paqes të Ghent.

Lufta e 1812 kishte parë rreth 300000 amerikanë të luftonin për pavarësinë. Kjo theksoi në mendjen e shumë njerëzve se Shtetet e Bashkuara nuk do të duhej të përziheshin në çështjet europiane. Për indigjenët amerikane rezultatet qenë katastrofike. Aleati më i madh i tyre, Britania e Madhe, ishte tërhequr duke u lënë në mëshirën e amerikanëve të etur për tokë. Lufta preku edhe Federalistët, bastioni i të cilëve ishte gjithmonë New England. Tani e shikonin këtë bastion të dobësohej, ndëtsa perëndimi dhe jugu rriteshin në numër dhe në forca. Këto zona qenë zemra e forcës së elektoratit republikan. Suksesi i Republikanëve në luftën e 1812 e përshpejtoi më tej rënien e Federalistëve. Pas dy andatesh, Presidenti Madison u tërhoq. Pasuesi i tij qe republikani James Monroe, qytetari i tretë nga shteti Virginia që bëhej President midis viteve 1801 e 1825. Monroe e mundi lehtësisht Rufus King, kandidatine fundit federalist, në zgjedhjet presidenciale të 1816.

Me Partinë Federaliste në rënie, kandidati republikan Monroe nuk pati rivalë dhe në zgjedhjet e 1820 u rizgjodh.John Quincy Adams, Sekretari i Shtetit të Monroe, ishte një mbështetës i bindur i ekspansionizmit amerikan, por synonte që ta arrinte qëllimin jo nëpërmjet luftës, por negociimit. Veç kësaj, mendonte se territoret e fituara kohët e fundit do të duhej ta ndalonin skllavërinë. Më 1817, me marrëveshje të përbashkët, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara çmilitarizuan kufirin midis Kanadasë dhe Amerikës. Më 1819 Spanja ja shiti Florida Shteteve të Bashkuara. Zotërimet territoriale të Amerikës shtriheshin tani nga Atlantiku në Paqësor, ndërsa vendi ishte në rritje konstante. Më 1823 Presidenti Monroe paraqiti Doktrinën Monroe, e ideuar nga Adams. Ajo parashikonte mosndërhyrjen e vendeve europiane në territoret amerikane, përveçse kur posedonin koloni. Në shkëmbim, Monroe garantonte mosndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në punët europiane, përfshi kolonitë europiane në Botën e Re. Europa ju bind doktrinës vetëm pse mbështetej nga Britania e Madhe, e cila ishte e vendosur që t’i mbante vendet e tjera jashtë hemisferës për të garantuar monopolin e tregtisë në Atlantik.

Në vitin 1819 filloi të shfaqej problemi i skllavërisë. Missouri i bëri një peticion Kongresit që të pranohej në Bashkim si shtet që njihte skllavërinë. Në atë kohë Bashkimi përbëhej nga 11 shtete që e njihnin skllavërinë dhe 11 të tjerë që nuk e njihnin. Sikur Missouri të pranohej, do ta kompromentonte këtë ekuilibër. Në fund u arrit një marrëveshje dhe Missouri bashkë me shtetin që nuk e njihte skllavërinë të Maine u bënë pjesë e Bashkimit. Por debati kishte ngritur çështje shumë më të gjera lidhur me moralitetin e skllavërisë dhe me pushtetin që kjo e fundit u jepte shteteve të Jugut. Shtetet që nuk e njihnin skllavërinë të Veriut dhe ata që e njihnin të Jugut nisën të kenë opinione gjithnjë e më divergjente lidhur me skllavërinë. Ky problem do ta minonte dhe në fund prishte unitetin e Partisë Republikane.

Periudha midis sistemit të parë dhe të dytë bipartiak. Epoka e Presidentit Jackson, lindja e Partisë Demokrate dhe rivendosja me forcë e indigjenëve amerikanë.
Gjatë vitit 1820, fundi i Federalistëve dhe copëzimi pasues i Republikanëve i dha fundit përvojës së parë të Amerukës me partitë politike. Por, duke filluar nga viti 1824, u asistua në lindjen e një lloji të ri partie ku konflikti politik midis palëve, në ndryshim nga sa ndodhte më parë, shikohej si i pashmangshëm dhe konstruktiv. Në këtë periudhë ndodhën dy ndryshime të tjera të rëndësishme. Duke filluar nga Jackson, partitë i emëronin kandidatët e tyre në mbledhje sekrete elektorale. Ky sistem u përdor për herë të fundit më 1824; në vitin 1832 u zëvendësua nga konventa kombëtare e emërimit, që teorikisht i jepte partisë mundësinë e shprehjes së opinionit të vet në emërimet. Ndryshimi i dytë kishte të bënte me zgjedhjet presidenciale. Më 1832 të gjithë shtetet, përjashto South Carolina, i kishin transferuar zgjedhjet e votuesve presidencialë nga sistemi legjislativ tek votuesit.

Në zgjedhjen e 1824, megjithëse në avantazh prej votave elektorale dhe popullore, Andrew Jackson nuk e arriti shumicën në kolegjin elektoral e votuesve dhe Kongresi zgjodhi John Quincy Adams si Presidentin e 6-të. Kjo shkaktoi përçarjen e Partisë Republikane në Republikanë Kombëtarë (mbështetës të Adams) dhe Republikanë – Demokratë (mbështetës të Jackson). Adams dhe Jackson u gjendën sërish përballë njëri tjetrit në zgjedhjet e 1828, konflikt i ashpër dhe jashtëzakonisht personal. Ndjekësit e tij theksonin se në 1824 Jackson i qe vjedhur presidenca. Të dy fraksionet akuzuan njëri tjetërin për rrufianizëm, tradhëti bashkëshortoredhe vrasje, përveç akuzave të tjera të forta. Adams fitoi në të njëjtat shtete ku kishte fituar më 1824 (sidomos në shtetet e New England), por kësaj radhe opozita bëri front të përbashkët dhe fitoi Jackson. Ekipi i fushatës elektorale të Jackson kishte prodhuar në masë medalje, stema dhe objekte të tjera që mbështetësit mund t’i mbanin veshur. Në fushatë dhe për krijimin e një baze të gjerë mbështetëse u shpenzuan sasira të mëdha parashë. Partia e Republikanë – Demokratëve (e shkurtuar në demokratë) i bë partia e parë kombëtare e organizuar në Shtetet e Bashkuara. Metodat e tyre do të bëheshin prototipi i atyre të të partive politike të shekullit të XIX.

Kompromisi i 1850 i mundësoi California të futej në Bashkim si shtet që nuk e njihte skllavërinë, por vetëm pas diskutimesh të gjata. Shtetet e Jugut do ta dëshironin pranimin e saj si shtet që e njihte skllavërinë. Përfaqësuesit e 9 shteteve të Jugut qenë mbledhur në Nashville të shtetit Tennesse dhe kishin theksuar të drejtën e Jugut për një pjesë të shtetit. Jugu fillonte të sillej sikur të ishte një vend i ndarë nga pjesa tjetër e Bashkimit. Franklin Pierce, kandidati demokrat, fitoi zgjedhjet presidenciale e 1852. Ai ishte i bindur se të drejtat individuale e çdo shteti të veçantë qenë themelore dhe thelbësore për sigurinë e vendit. Më 1854, Kansas – Nebraska Act abrogoi kufizimet ndaj skllavërisë të parashikuara nga Kompromisi i Missouri dhe ia rihapi ndaj skllavërisë Kansas dhe Nebraska, dy shtete ku më parë ishte anrgouar. Partia Liberale u përça dhe u nda në dy fraksionet, atë të Veriut dhe atë të Jugut, që nuk arritën më të veprojnë në ujdi të përbashkët. Një prej dy partive themeluese të sistemit të dytë partiak ishte zhdukur. Ligji i largoi votuesit e Veriut nga demokratët, që gjithnjë e më shumë po konsideroheshin si partia e Jugut. Gjatë verës dhe vjeshtës të 1854, Liberalëdhe Demokratë kundër skllavërisë, Free-Soiler (një parti që pati jetë të shkurtër) dhe reformistë të tjerë të ardhur nga veriperëndimi formuan Partinë e re Republikane, me qëllimin e që ta përjashtonin skllavërinë nga territoret. Forca e Partisë Republikane u rrit me shpejtësi në verilindje: për herë të parë në histori një parti indipendentiste kishte fituar një pozicion të qëndrueshëm brenda sistemit politik të vendit. Tani që Veriu i vendit votonte për një parti dhe Jugu për një tjetër, integriteti i Bashkimit ishte seriozisht i kërcënuar.

Drejt luftës civile
Ngjarjet e Kansas e thelluan skizmën. Abolicionistë dhe grupe fetare dërguan në zonë kolonë të armatosur, nga ana e tij Jugu dërgoi njerëzit e tij për ta imponuar skllavërinë dhe të pengonte që Veriu ta “vidhte” Kansas. Të dy grupet u përplasën dhunshëm dhe shpejt i gjithë kombi foli për “Kansas e përgjakur”. Në majin e 1856 një përfaqësues i South Carolina sulmoi një përfaqësues të Massachusset në Senat. Politikisht, Veriu dhe Jugu qenë në luftë.

Demokrati James Buchanan fitoi zgjedhjet presidenciale të 1856. Veriu e urrente dhe e konsideronte si President të Jugut. Tentoi që ta imponojë me forcë skllavërinë në Kansas edhe pse banorët e shtetit kishin votuar kundër mjaft herë. Influenca e Jugut mbi qeverinë amerikane nuk kishte qenë kurrë kaq e fortë. Ama Jugu e dinte se Veriu nuk do ta mbështeste politikën e tij të skllavërisë dhe se, herët a vonë, një President i Veriut do të qeveriste sërish vendin. Atëhere çfarë do të ndodhte në Jug? Më 1859 tentativa e realizuar nga John Brown për të shpërthyer një rebelim skllevërish e alarmoi Jugut, më përpara akoma se të mësohej që ishte mbështetur nga abolicionistët e Veriut. Skllavëria ishte shtylla kurrizote e shoqërisë sudiste. Sikur të abrogohej, e gjithë zona gjeografike do të ndryshonte krejtësisht. Skllavopronarët e pasur do të humbisnin shumë para. Jugu jetonte me bujqësi, plantacione pambuku dhe skllavëri, ndërsa në Veri industrializimi ishte në rritje konstante. Struktura sociale e të dyja zonave ishte krejtësisht e ndryshme. Pakica e Jugut ishte e bindir se politikat e qeverisë do ta favorizonin gjithmonë shumicën e Veriut. Shumë sudistë nisën të besojnë se vetëm një vend i ndarë nga Jugu do t’i mbronte interesat e tyre.

Zgjedhjet presidenciale e 1860 qenë ndoshta më të rëndësishmet në historinë e vendit. Impenjimi i kandidatit republikan Abraham Lincoln ishte i prirur që të pengonte ekspansionin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Partia Demokrate ishte aq e përçarë sa që u detyrua të propozojë një kandidat për Veriun dhe një për Jugun. Lincoln i fitoi me vështirësi zgjedhjet. Politikanët e Jugut u mblodhën për të diskutuar një shkëputje eventuale. Më 20 dhjetor 1860, në një klimë entuziazmi të papërshkruar, South Carolina miratoi një urdhër shkëputjeje. Vendimi i South Carolina i shtyu shtetet e tjera të Jugut t’i ndiqnin shembullin. Brenda një kohe të shkuruër të gjithë shtetet e Jugut të thellë kishin vendosur për shkëputjen: Mississipi, Florida, Alabama, Georgia, Louisiana dhe Texas. Në shkurtin e 1861 këto shtete i qenë bashkuar South Carolina dhe kishin formuar një qeveri të re në Montgomery të shtetit Alabama: Konfederatën e Shteteve Amerikane. Me zgjedhjen e Jefferson Davis si Presidentin e saj, Konfederata filloi ekzistencën e saj të pavarur nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa Lincoln kapej pas bastioneve federaliste të Jugut në tentativën për t’i dhënë fund krizës, Jefferson Davis kuptoi se pretendimi i Konfederatës për të qenë një vend i veçantë nuk do të realizohej kurrë për aq kohë sa portet e saj qenë nën kontroll të huaj. Më 12 prill 1861 forcat konfederale sulmuan kështjellën federaliste të Fort Sumter në South Carolina. Lufta civile kishte filluar.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakQeveri kthena borxhin….Ne jemi Evropë
Artikulli tjetërTrajneri i Arsenalit me fjalë të mëdha për Xhakën: Graniti është fenomenal!