Ambasada e Francës: Protestuesit u provokuan

Ambasada franceze është e qartë se protestuesit janë provokuar. Në një deklaratë publike ambasaa e dënon dhunën ndërsa bën thirrje për dialog. Ambasada i bën thirrje protestuesve të evitojnë provokimet. Rama ka pasur një skenar të qartë të nxitjes së dhunës që në fillim të protestës duke hapur gardhin e policëve para Kryeministrisë.
Mijëra shqiptarë i janë bashkuar sot opozitës në thirrjen e saj për të protestuar tek kryeministria.
Reagime të shumta kanë ardhur nga selitë diplomatike. Edhe Ambasada e Francës në Tiranë reagoi për protestën.
Me një reagim të saj, ambasada bën thirrje të mos ketë dhunë.
Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:
Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.
Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.
Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.
I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.

Artikulli paraprakPolici i trullosur nga gazi lotsjellës, qytetari i jep ndihmën e parë, e qartë kush është dhunuesi
Artikulli tjetërWashington Post: Protestuesit kërkojnë largim të qeverisë dhe zgjedhje të lira