Allegri i druhet finales: Milan do luajë me dy qëllime!

Juventus dhe Milan zbresin nesër në fushë për finalen e Superkupës së Italisë, e cila do të zhvillohet në Xheda të Arabisë Saudite, në orën 18:30.
Në lidhje me këtë ndeshje u prononcua edhe trajneri i bardhezinjëve, Massimiliano Allegri, i cili theksoi se diferencat që skuadrat kanë në kampionat nuk vlejnë në një finale.
“Do të jetë një ndeshje e fortë, ne do të përpiqemi të sjellim kupën në shtëpi sepse kemi humbur në dy finalet e fundit. Në një finale, diferenca e pikëve në kampionat nuk ekzistojnë dhe të mundin Juventusin për Milanin është të rrisë vetë-vlerësimin dhe të sjellë në shtëpi një trofe. Ne do të kemi nevojë për vëmendje dhe respekt”, tha fillimisht Allegri për sfidën e nesërme.
Sa i përket formacionit dhe lojtarëve trajneri “zonjës së vjetër” tha: “Dikush që nuk ka luajtur kundër Bolognas do të luajë nesër. Jam i lumtur me Doglas Costa dhe Bernardeschi që po rimëkëmbën fizikisht dhe moralisht. Khedira po kthehet në lojtarin e madh që ne njohim edhe pse në fazën e parë vuajti nga dëmtimet”, shtoi me tej italiani.
“Milan do të ketë entuziazëm të madh pas fitores në kupën e Italisë, për ta është një ndeshje e rëndësishme, një sfidë mes dy ekipeve historike, ne do të duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyeshme”, përfundoi Allegri.

Artikulli paraprakDe Gea vendos kushte për rinovimin
Artikulli tjetërParalajmërimi i Haradinajt: Le t’ia japë dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon!