Alibeaj: “Fusha” pastrim të parave të drogës me kullat tek Teatri!

Ka patur debate të ashpra sot në Komisionin e Ligjeve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se firma Fusha po bën pastrimin e parave të drogës me ndërtimin e kullave tek Teatri. Alibeaj i ka bërë një paralajmërim të fortë kolegëve socialistë për të mos u bërë palë me kryeministrin Edi Rama në grabitjen e madhe të truallit të Teatrit dhe ngritjen aty të kullave.fusha
“Që juve ju kanë marrë të gjithëve për dore dhe po ju përdorin, po ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro, edhe kjo gjë është fare e qartë. Nuk kam asnjë thirrje për ju. Është e qartë se sot jemi duke konsumuar një vepër penale me atë çfarë do të diskutoni pak më vonë; nuk kam asnjë lloj thirrje për ndërgjegjen tuaj pasi këtu jeni thjesht kukulla në dorë të Edi Ramës, të firmës Fusha, të Erion Veliaj që në vjedhjen që duhet të bëjnë të gjejnë një albi që po e voton Ulusiu, Klotilda, Vasilika etj. Kjo është alibia e asaj që po bëni.
Mirë! Po frikë burgun, e keni apo jo, për këtë që po bëni?! Kaq minimum inteligjence e keni për këtë që po ndodh?! Është fundi i institucioneve, sigurisht po është edhe fundi i karrierës juaj”, theksoi Alibeaj.

Alibeaj rreshtoi një sërë arsyesh që ligji i propozuar nga qeveria bie më së paku ndesh me 3 ligje të tjera. Ai shtoi se prona e Teatrit Kombëtar është pronë publike nuk tjetërsohet, përndryshe do të përballen me prokurorët.
“Thuhet se prona e Teatrit Kombëtar është pronë publike. Prona publike dhe e shtetit. Prona publike nuk tjetërsohet. Mësojnë këtë se do të përballeni më prokurorët.
Nuk duhet shembur Teatri. Është koha, nga përpjekjet e njërëzve që i ka dhënë atë vlërë. Që në momentin që dikush artikulon se duhet shembur i ka thënë PO asgjësimit të kësaj vlerës.
Po rrëmbehet prona e tjetër kujt. Është prona e shqiptarëve.
Ua ndalon ju, o të pandehur nesër para prokurosisë që ta shkëmbeni me një privat. Letrat janë këtu. Procesverbalet janë këtu. Përgatituni të gjitha këto që tha ky ligj shkel në 7 dispozita kushteuese. Ky ligj bie ndesh me së paku 3 ligje të tjera. Ky pastaj nuk është një ligj është një paçavure.
Edi Rama, ky është njëriu që ju thotë shqiptarëve ju bëfsha nënën e ju bëfsha robt. Turp e faqezezë”, u shpreh Alibeaj.

Duke iu drejtuar ministres së kulturës Mirela Kumbaro, e cila ishte e pranishme në Komision, Alibeaj tha se ky projektligj është hartuar nga disa dordolecë të Edi Ramës.
“Unë në fakt kam 30 pyetje për këtë projektligj. Ky projektligj çfarë përmban? Ka 10 nene të cilat në thelb kanë një regjizor një skenarist dhe një aktor të vetëm dhe një tufë doerdolecash që e ka përgatitur. Dhe sot na e paraqesin këtu që të diskutohet dhe të miratohet. Të enjten e miratojnë të premten i vënë minat Teatrit. Ky ligj është diskriminim.
Së dyti në neni 11 të kushtetutës, parashikohet që republika jonë duhet të bazhohet në lirinë ekonomike, ndërkohë që këto e përcaktojnë më ligj se kush do ta marri. Kjo strukturë private është e përcaktuar në ligj, e përzgjedhur duke eliminuar konkurencën.
Ku është pyetur publiku? Cilat janë vlerat që duhet të mbrohen me këtë ligj? Jemi një shoqëri që bjëmë shtet apo jëmi tibutë ku më i forti bën çfarë të dojë?
Kryebashkiaku po bredh si kamikaze, pasi kjo është prova e zjarrit që i ka vendosur Rama nëse kalon këtë, bëhesh kandidat për bashkinë e Tiranës sërish”, u shpreh mes të tjerash Alibeaj në komision.

Artikulli paraprakIsh-ambasadori gjerman, në ‘90: Ramiz Alia planifikoi sulm ushtarak mbi ambasadën tonë
Artikulli tjetër“Të gatshëm të vdisnim në fushë!”