Alibeaj: Dikush t’i kujtojë Çuçit dhe të tjerëve se me votimin e tyre kanë amnistuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Ndërsa ka qenë në Komisionin e Integrimit, kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, lidhur me atë se çfarë po ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kanë kaluar vetingun.

Lidhur me këtë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili shprehet se “dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët“.

Më poshtë reagimi i plotë i Alibeajt:

Dëgjova kryetarin e grupit të PS, Bledi Çuçi që “i preokupuar” për integrimin e Shqipërisë në BE, pyet drejtuesin e SPAK, Altin Dumani: Çfarë ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kaluan vetingun?

Dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët!
(Shënim: ka qenë kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se, gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet ti nështrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK)

Artikulli paraprakAksion me urdhër të prokurorisë në Kadastrën e Durrësit/ Arrestohen pesë persona, në kërkim dy të tjerë, mes tyre edhe ish zv.drejtori
Artikulli tjetërBasha nga Forumi i Delfit: PD po përfundon ofertën për qeverisjen, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi!