Basha nga Forumi i Delfit: PD po përfundon ofertën për qeverisjen, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, ku ishte një ndër folësit kryesorë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social facebook, Basha shprehet se “Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një kapërcim gjigant në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit. Shembujt e suksesit nga vende të krahasueshme me ne janë inkurajuese, por me vizionin e duhur, shqiptarëve do t’u jepet mundësia të përfitojnë nga këto zhvillime marramendëse që ofron teknologjia sot”.

“Ne Partia Demokratike e Shqipërisë po përfundojmë ofertën tonë për qeverisjen e re, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime, ku konkurenca dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë në qendër të saj. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi! Një epokë e re zhvillimi dhe mirëqenieje shtrihet përpara nesh.” – vijon më tej kreu i PD, Lulzim Basha.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

Me temën “Ndryshimi i Madh” pata kënaqësinë të isha një nga folësit kryesorë në Forumin Ekonomik të Delfit. Zhvillimet në teknologji na kanë vendosur në prag të një epoke të re, teksa ato gjeopolitike në prag të një prej ndryshimeve me të thella që nga rënia e Murit të Berlinit.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një kapërcim gjigant në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit. Shembujt e suksesit nga vende të krahasueshme me ne janë inkurajuese, por me vizionin e duhur, shqiptarëve do t’u jepet mundësia të përfitojnë nga këto zhvillime marramendëse që ofron teknologjia sot. Ndërsa në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës, forcimi i marrëdhenieve me partnerin tonë strategjik, SHBA, mbetet prioritet për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në mënyrë që progresi dhe arritjet e fituara me aq mund të mos kërcënohen dot nga asgjë.

Shqipëria ka mundësi të shumta, vende dhe investitorë të huaj kanë interes, por ata duan mundësi investimi, luftë kundër korrupsionit dhe kushte të favorshme. Ne kemi një potencial njerëzor që sot kërkon mundësi jashtë vendit, pasi Shqipëria ofron pak alternativa punësimi dhe zhvillimi dhe ato janë për njerëzit e lidhur me pushtetin dhe bizneset e tyre.

Ne Partia Demokratike e Shqipërisë po përfundojmë ofertën tonë për qeverisjen e re, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime, ku konkurenca dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë në qendër të saj. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi! Një epokë e re zhvillimi dhe mirëqenieje shtrihet përpara nesh.

Artikulli paraprakAlibeaj: Dikush t’i kujtojë Çuçit dhe të tjerëve se me votimin e tyre kanë amnistuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar
Artikulli tjetërNuk kurseu as kolegun, e çoi në burg / “Prova e madhe” që dha Altin Dumani vite më parë