Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

“Legjenda” e futbollit, ish-trajneri i Manchester United, Sër Alex Ferguson i është nënshtruar një operacioni urgjent si pasojë e një hemoragjie cerebrale dhe ka frikë të madhe në lidhje me shëndetin dhe jetën e Fergi.
Një ambulancë u thërrit me urgjencë në shtëpinë e Ferguson në Ceschire, rreth orës 21:00 dhe skocezi u dërgua në spitalin e Macclesfield.
Më pas, me ndihmën e një tjetër ambulance dhe eskortës së policisë, Ferguson u çua në spitalin Salford Royal.
Shumë njerëz, përfshin edhe ish-futbollistë të Manchester United kanë kërkuar informacione për gjendjen e Ferguson dhe kjo e ka detyrua klubin e “djajve” të lëshojë një komunikatë për shtyp.
Në të shkruhej: “Operacioni ka shkuar shumë mirë, por Ferguson do të qëndrojë në terapi intensive për të vazhduar kurën. Familja e tij kërkon respektimin e privacisë në këto momente.”
Ferguson konsiderohet si flamuri i Manchester United dhe trajneri më i madh i historisë në Premier League ku 76-vjeçari ka fituar 38 trofe në 26 sezone me “djajtë”.
Ai u tërhoq në maj 2013, pasi fitoi për herë të 13-të titullin kampion në Angli.

Artikulli paraprak5 Maji, “Unë, korrieri i Qemal Stafës, dëshmoj vrasjen e tij nga Enveri”, dëshmia e rrallë, të gjitha prapaskenat e eliminimit të tij
Artikulli tjetërMessi përgatitet me roveshatë për “El Clasico”