Alarm në Durrës, deti mbulohet me vajra dhe karburante

Deti në Durrës është ndotur masivisht me vajra dhe karburant në prag të sezonit turistik. Ndotje masive me vajra dhe karburant është evidentuar mëngjesin e sotëm në Portin e ri të Peshkimit në Durrës. Ishin vetë peshkatarët që ngritën alarmin mbi këtë situatë të përsëritur brenda basenit ujor të Portit të ri të Peshkimit. Ata thonë se janë hedhur fuçi vaji dhe plehra në mes të portit.
Ndotja dyshohet të jetë shkaktuar nga njëra prej anijeve të flotës së peshkimit që është zhvendosur pjesërisht këtu që nga nëntori i vitit të kaluar. Pavarësisht situatës, askush nuk mban përgjegjësi, pasi ky port mbetet ende pa administrator për shkak të burokracive ligjore. Ky investim nuk është marrë ende në dorëzim nga peshkimi, pavarësisht se anijet prej muajsh janë ankoruar këtu.
Peshkatarët thonë se mbeten peng i procedurave burokratike. Një situatë alarmante ekologjike për të cilën Organizata e Menaxhim Peshkimit e ka ngritur si shqetësim prej ditësh, por askush nuk po ndërhyn.
Baseni ujor i Portit të Peshkimit është ndotur masivisht edhe më herët nga derdhjet e hidrokarbureve në det, por edhe nga mbetje të tjera. Kuti, shishe plastike, kanaçe pijesh të ndryshme si dhe një serë mbetjesh të tjera janë përhapur në të gjithë sipërfaqen ujore.

Sazan Guri: Vajërat nuk janë të tretshme, do vdesin gjallesat
Ambientalisti Sazan Guri, është shprehur se ndotja skandaloze e detit në Durrës është një shqetësim i madh. Ai tha se kjo gjendje është skandaloze por që ka ndodhur shpesh në ujërat e Shqipërisë ku shpesh I kemi bërë vetë por edhe të huajt gjithashtu me dashje aopo pa dashje. “Ky është rast i ngjashëm me disa të tjera, ka ndodhur disa herë në Vlorë, Sarandë, Durrës, shpesh herë e kemi peshqesh nga të huajit shpesh e bëjme vetë. Ky gjiret sit ë Karaibeve për të pritur turistë elitar të Europës, por për shkak të kësaj ndotjete edhe nga të huajt edhe nga ne nuk mund të vijnë dot. Vajërat që janë aty, hidrokarburet që aty nuk janë të tretshme në ujë dhe nuk lejojnë rrezet e diellit për të kryer fotosintezën, kjo bën që gjallesat në ujë të vdesin. Kjo ndotje do shumë kohë të tretet pasi ndotja flë aty në gjirin e Durrësit. Ne skemi as masa emergjente, po të kem kushtet që ka një ekip për këto punë, mund të shkoj aty për të pastruar”, tha Guri.
Ambientalisti duke iu referuar rasteve në Vlorë, u shpreh gjithashtu se ai në dy raste ka çuar çështje në Prokurori për ndotjen por Prokuroria ishte treguar indiferente, ndërsa shoqata të ndryshme e kishin këshilluar që të mos merrej me këto punë. “Dy herë kam nisur proces hetimor, Prokuroria nuk kthente as përgjigje pastaj disa shoqata më thonin lëre, kompania i kishte kombinuar forcat për të mbrojtur veten”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me rastin e Maliqit ku një kompani kërkon të presë pyjet për ta kthyer tokën në zonë minerare, por që banorët kanë paralajmëruar se kjo nuk do të ndodhë, pasi ata nuk e lejojnë, Sazan Guri tha se është një nga rastet e shumta që ndodh në Shqipëri. Ai tha se duhet të gjenden zgjidhje të tjera për këto çështje.
I pyetur se cili do jetë hapi i radhës nga ana e Gurit, por edhe të tjerë mbështetësve të banorëve në Pezë-Helmes, Guri tha se, “këta janë pushtuesit e fundit, qeveria, pushteti nuk gjykon antagonistët e vetë. Për 5 ditë do t’i adresohemi gjykatës së Apelit”.

Artikulli paraprakRënia e euros, nga pastrimi i parave të drogës
Artikulli tjetërRevoltë në Vlorë, banorët i vërsulen Gjiknurit dhe Lelit