Aktori i njohur paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Mos guxoni t’i afroheni Teatrit!

Artistët kanë vijuar edhe sot protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Aktori i njohur Arben Derhemi mori fjalën sot gjatë protestës së ditë përditshme të artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Me ton të lartë, Derhemi tha se, do të hynin edhe në grevë urie për ta mbrojtur godinën eTetarit. Ai paralajmëroi Ramën dhe veliaj që të mos guxojnë t’i afrohen Teatrit Kombëtar.
“Do bëjmë çdo gjë për të mbrojtur Teatrin, do hyjmë edhe në grevë urie.
Të vijnë të gjithë njerëzit të protestojnë këtu. Kjo verë, tha dikush, do të jetë shumë e nxehtë.
Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar as edhe me një shkrepse se kjo nuk merr flakë, harrojeni”, tha Derhemi.
Aktori në mënyrë ironike para se të perfomonte një monolog nga pjesa e “At Zef Pllumit” të cilën e ka luajtur në Teatër tha: “Po merremi më shumë vesh me kafshët se sa me njerëzit”.
Edhe në ditën e 6-të të protestës, artistët i kanë bërë thirrje Ramës dhe kryebashkiakut Veliaj që të heqin dorë nga prishja e teatrit dhe ndërtimi i kullave.
Në mbështetje të artistëve kanë dalë edhe qytetarët shqiptarë si dhe kreu i opozitës Lulzim Basha i cili shkruan në Facebook:
PD në krah të artistëve, kundër grabitjes së pronës publike nga Rama dhe mafia e ndërtimit.

aaaaa

Artikulli paraprakDash Shehi: Rama duhet të ishte në burg, do të ketë të njëjtin fund si të diktatorit
Artikulli tjetërMamaja e Messit zbulon ëndrrën e Leos dhe tregon ç’ndodhi pas Islandës…