Aktivistja Caslli i përvishet të keqpërdorurit nga Rama, Endri Shabani

Elona CASLLI

Nuk e qepim, Shabani, por e shqepim me vullnet dhe vetëdije të plotë.

Shabani, nuk e qepim, por e shqepim gojën, pasi kjo përralla e 4 qeshorit është një sajesë e gjallë.

I ndjeri Fatos Baxhaku, ka lënë një porosi për gazetarët e këtij vendi dhe mbi të gjitha për qytetarët e mirëfilltë të këtij vendi- Mos sajoni një Shqipëri tjetër, me qëndrimin apo me fjalën tuaj!

Prirja për ta trajtuar protestën e 4 qeshorit si një protestë të mirëfilltë qytetare, barazohet me prirjen për të sajuar një Shqipëri që nuk ekziston.

Një qytetar i ” pavarur” si ju, duhet ta dijë fort mirë, se raporti i drejtë me të vërtetën është fort i rëndësishëm në një shoqëri.

Ka disa fakte që përkojnë me kokëfortësi në atë protestë Shabani.

1.Heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për grumbullimin e njerëzve.
2.Heshtja shembullore e Ramës.
3. Urtia e pashembullt e policisë.

Mund të renditen shumë më tepër, por mjaftojnë pikat e renditura më sipër për ta lexuar kthjellët situatën.

Ndaj nuk e qepim, Shabani, por e shkepim, për sa kohë qeveria vendos të organizojë një protestë kundër qeverisë.

Post Scriptum- Edhe imperativi juaj Shabani, “qepeni” është një fakt kokëfortë që përputhet për mrekulli me përmbajtjen dhe fytyrën e vërtetë të protestës.

Artikulli paraprakRaporti i fortë gjerman: Shqipëria, masa autokratike në hijen e Corona
Artikulli tjetërLirohet nga burgu anëtari i grupit Avdylaj!