Aksidentuan për vdekje të riun, në pranga polici dhe i vëllai

Një efektiv policia dhe i vëllai i tij janë vënë në pranga lidhur me aksidentin me vdekje ndodhur pas mesnatës në Kamzë. Ata akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë njoftoi arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor R.M., 20 vjeç – punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllait të tij – M.M., 22 vjeç.

“Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip ‘Benz’ në rrugën ‘Teuta’, në drejtim të rreth-rrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip ‘Suzuki’, me drejtues një 26-vjeçar (me iniciale F.H.), i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes”, njoftoi SHÇBA.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”, shtuan të njëjtat burime.

Artikulli paraprakChelsea ofron 60 milionë euro për Hazard
Artikulli tjetërIsh-ministri i PS: Janë 430 milionë euro që do paguajnë shqiptarët, fatura “Becchetti” më e madhe se 110 milionë, SPAK të hetojë!