Aksidentet rritje me 8.6%, në gusht u aksidentuan 292 persona

Pavarësisht vëmendjes që qeveria i ka kushtuar reduktimit të aksidenteve rrugore nëpërmjet forcimit të penaliteteve të Kodit Rrugor dhe rritjes së investimeve në sigurinë rrugore, muaji gusht shënoi rritje të mëtejshme të tyre.
Sipas INSTAT, në muajin gusht 2017 numërohen 215 aksidente rrugore nga 198 aksidente të ndodhur në gusht 2016.
Në krahasim me gusht 2016, numri i aksidenteve është rritur me 8,6%. Numri i të aksidentuarve është 292 persona nga 294 që ishte një vit më parë.
Në tetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 0,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i personave të plagosur gjatë muajit gusht 2017 është 270 nga 269 persona të plagosur në gusht 2016.
Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është rritur me 29,1%. Në gusht, aksidentet rrugore, në 83,3% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 25,6% të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 3,5%, krahasuar me të një njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 80,7% të rasteve.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç duke zënë 27,6% të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 5,2% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në gusht 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.

Artikulli paraprakBanka Veneto blihet nga Intesa Sanpaolo me kapital prej 1.1 miliardë euro
Artikulli tjetërPrek Cali përballë partizanëve nga Jugosllavia dhe Shqipëria