Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 47-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një 47-vjeçare ka humbur jetën, pasi një automjet tip ML, e ka aksidentuar atë për vdekje. Ngjarja ndodhi tek zona “Ura e Peshkatarit” në Tiranë dhe 47-vjeçarja, me iniciale F.S. ishte banore e zonës. Pas aksidentit shoferi është larguar menjëherë nga vendngjarja. Menjëherë policia u vu në ndjekje “Benz”-it të tipi ML fuoristradë dhe arriti ta ndalonte tek Ura e Farkës. Shoferi i mjetit, Bledar Duka, 27 vjeç, përfundoi në pranga.
Gruaja mësohet se ishte banore e zonës. Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i automjetit është 27-vjeçari Bledar Duka dhe është ndaluar nga policia. Mësohet se 27-vjeçari po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në njoftimin e policisë thuhet se, rreth orës 18:46, pranë rreth rrotullimit të Mulletit, shtetasi B. D., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 47 vjeçe, e cila si pasojë e goditjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të drejtuesit të mjetit, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve proceduriale ndaj tij. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shqipëria, nëse do të ishte pjesë e Bashkimit Europian, do të ishte një nga vendet në podium për shifrat më të larta për aksidentet rrugore. SCAN ka krahasuar shifrat e publikuara nga INSTAT dhe Eurostat, dhe rezulton se Shqipëria është shumë poshtë standardit të BE-së për vdekshmëritë nga fatkeqësitë rrugore. Vendet e unionit kanë një mesatare prej 50 vdekjesh për 1 milion banorë, ndërkohë në Shqipëri kjo shifër është rreth 90 vdekje për 1 milion banorë.
Numër më të lartë paraqesin vetëm Bullgaria dhe Rumania me përkatësisht 99 dhe 97 të vdekur për 1 milion banorë. Infrastruktura duket se është problemi kryesor që bëhet shkak për aksidentet, pasi shfaqet një raport i drejtë mes pasurisë së një vendi dhe numrit të fatkeqësive.
Janë vendet lindore të vetmet, të cilat kapërcejnë shifrën e 60 të vdekurve: Bullgaria, Greqia, Kroacia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovenia. Edhe Shqipëria futet në trendin e vendeve të lindjes sa i takon këtij treguesi.

Artikulli paraprakDhunohet mjeku në spital nga prindërit e një fëmije
Artikulli tjetërVazhdojnë kthimet e shqiptarëve në doganën e Malit të Zi, qeveria hesht