Aksident në Përrenjas, makina përplaset me autobotin e naftës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas.

Mediat ditën e sotme kanë raportuar aksidente të shumta për shkak të motit të keq.

Një autobot nafte është përplasur me një makinë në Përrenjas. Përplasja duket se ka qenë shumë e fortë, sa ka sjellë shkatërrimin total të mjetit.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje.

Artikulli paraprakShpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, plagosen dy persona
Artikulli tjetërTmerri rikthehet për Nepalin, mbi 150 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm