Aksident në Përrenjas, makina përplaset me autobotin e naftës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas.

Mediat ditën e sotme kanë raportuar aksidente të shumta për shkak të motit të keq.

Një autobot nafte është përplasur me një makinë në Përrenjas. Përplasja duket se ka qenë shumë e fortë, sa ka sjellë shkatërrimin total të mjetit.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje.

Exit mobile version