AKP: Farmacistët në provimin e shtetit në datën 19 prill

Farmacistët pritet të japin provimin e shtetit në datën 19 prill. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se është vendosur që sezoni i posaçëm për farmacistët të zhvillohet më 19 prill. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të farmacistit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të farmacistit do të zhvillohet në datën 19.04.2017, ora 09.00”, thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: – letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); – kopje të Kartë ID ose Pasaportë; – faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes; – në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë çertifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi; ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Artikulli paraprakBankat, më vështirë është të marrin hua ndërmarrjet e mëdha
Artikulli tjetërBanka Botërore: Rënia e lindshmërisë, dramatike në Shqipëri