Akademiku: Si mund t’i heqësh çatinë e shtëpisë një fëmije? Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha

Akademiku Apollon Baçe i është bashkuar sot protestës së banorëve të Unazës së re në ditën e 32-të të protestës së tyre në mbrojtje të banesave, ndërsa tha se ky projekt është një grabitje ndaj qytetarëve.
Baçe ftoi qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa tha se askush nuk ka guxuar që t’i prishë çatinë një fëmije, as diktatori Enver Hoxha. Baçe tha se, për vjedhjen në Unazën e Madhe po paguan nga 120 euro çdo familje në të gjithë Shqipërinë.
”Unë protestoj jo vetëm për ju po më duket se 40 milionë është një shifër marramendëse. Kur kam qenë në një emision televiziv një nyje në Liverpol që ishte shumë e komplikuar se kjo kushtonte 3 milionë stërlina, ku shkojnë 37 milionët e tjera?!
Qeveritarët vjedhin në një mënyrë të tmerrshme, jo vetëm vjedhin popullin, çdo familje paguan 120 euro për të. Këtu kemi të bëjmë me një grabitje ndaj popullit, si mund t’i heqësh çatinë e shtëpisë një fëmije? Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha dhe as italianët”, u shpreh akademiku Apollon Baçe.
Në protestën tek Unaza e Re kishte përfaqësues edhe të banorëve të zonës së Shkozës dhe të Bregut të Lumit.
Po ashtu ka përfaqësues dhe nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Gjatë ditës së djeshme pranë banorëve ishte dhe analisti Fatos Lubonja, i cili shprehu sensibilizimin e tij me këtë kauzë.

Artikulli paraprakBabai i 18-vjeçarit të arrestuar, thirrje Ramës: Jam unë organizatori i protestës, po ta mbajti eja më arresto!
Artikulli tjetërRevolta mbërrin para Kryeministrisë, Rama ia mbath! (Video)