Akademiku reagon ndaj ministres: Helmimin e nxënësve në Fier e gjen polici i lagjes, jo ti…

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, ku 60 nxënës u helmuan dhe përfunduan në spital.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga, i cili në një postim në rrjet shkruan se në këtë vend po bëhet çorbë çdo gjë. Fuga ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, që tha se autorët do të gjenden dhe do të merren masa.

Por sipas akademikut Fuga, Ministria e Arsimit nuk ka për detyrë të kërkojë dhe gjejë shkaktarin, sepse me këtë merret polici i lagjes. Sipas tij, Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve në shkolla.

Reagimi i plotë

Ore nuk mund të rri pa e thënë një fjalë.

Po shkurt fare amà se nuk kam kohë.

Me rastin e helmimit të gjimnazistëve në Fier, ministria e Arsimit as ka për detyrë siç thotë të gjejë shkaktarin as t’i kërkohet t’a gjejë atë.

Se këtu po bëhet çorbë derri çdo gjë.

Shkaktarin e gjen polici i lagjes, Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve a këtyre ngjarjeve skandaloze që duhet të bënin xhiron e planetit!

O Zot nuk po merret më vesh asgjë!

Mos kanë nisur simptomat e gripit me dhimbje koke dhe trullosje!

Artikulli paraprakSocialistët ikin të gjithë nga Rama, Dade zgjedh partinë opozitare
Artikulli tjetërPresidenti rikthen në Kuvend ligjin “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”