Ajeti lë pas dëmtimin

Nga Italia vijnë lajme të mira për Arlind Ajetin, i cili është gati të zbresë në fushë. Qendërmbrojtësi shqiptar e ka lënë pas dëmtimin dhe prej disa ditësh është stërvitur me grupin. Misioni i radhës për 23-vjeçarin është që ta bindë trajnerin Sinisa Mihajloviç për t’i besuar vendin e titullarit.
Ish-lojtari i Bazelit qe afrimi i parë te Torino gjatë afatit kalimtar të verës, por ende nuk ka debutuar zyrtarisht edhe pse shkëlqeu në miqësoret përgatitore. Një dëmtim i dyfishtë në pulpën e djathtë që pësoi në gusht, pak ditë para fillimit të kampionatit, e la mbrojtësin kuqezi rreth dy muaj jashtë fushave të lojës.
Ajeti i mungoi edhe kombëtares për tri ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2018, por me dëmtimin e lënë pas ai pritet të jetë në dispozicion të De Biazit për takimin e 12 nëntorit kundër Izraelit.
Por ndërkohë që po punon për të fituar një vend titullari te Torino, nuk kanë të ndalur zërat e merkatos rreth futbollistit shqiptar. Sipas mediave italiane, Peskara vazhdon të këmbëngulë për ta afruar Ajetin në janar. Trajneri Masimo Odo e pëlqen 23-vjeçarin dhe është gati ta rrëmbejë nëse nuk gjen hapësira te skuadra “Granata”. Nëse transferohet në “Adriatiko”, Arlind Ajeti do të bëhej shqiptari i katërt pas kapitenit Ledian Memushaj, sulmuesit Rei Manaj dhe mbrojtësit Leonardo Maloku.
Mungoi në takimet ndaj Maqedonisë, Lihtenshtejnit dhe Spanjës, por përballë Izraelit më 12 nëntor, Arlind Ajeti me siguri do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë në fushën e blertë. Nga Italia vijnë sinjale pozitive për trajnerin e kombëtares kuqezi Gianni de Biasi. Sipas atyre që raportojnë mediat që qëndrojnë pranë klubit të Torinos, Arlind Ajeti është riaftësuar plotësisht nga ai dëmtim i gjatë që pësoi në muajin gusht dhe tashmë do të provojë të bindë trajnerin e skuadrës “Granata”, Sinisa Mihajloviç për t’i besuar një fanellë titullari. 23-vjeçari shqiptar ka qenë përforcimi i parë i Torinos në merkaton e verës, por ende nuk ka arritur të bëjë debutimin e tij me formacionin “Granata” edhe pse Ajeti shkëlqeu në miqësoret e verës. Ai dëmtim i pësuar vetëm pak ditë përpara fillimit të kampionatit ka shtyrë debutimin e mbrojtësit me Torinon, por gjithsesi Ajeti beson se duke arritur formën optimale do të ketë hapësirat e tij në formacion.

Artikulli paraprakCensura Rama-Veliaj rritet, por rritet edhe revolta e qytetarëve
Artikulli tjetërNapoli heq dorë nga pista Klose