Afera me inceneratorët/ SPAK i komunikon Mirel Mërtirit akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot avokatit të Mirel Mërtirit, akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave që rëndojnë ndaj tij. Mësohet se akuzat i janë komunikuar avokatit, në mungesë të Mërtirit.

Theksojmë se biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Ai është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 Nëntor tèë vitit 2022.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhejnë aktakuzën e SPAK në 2022.

Artikulli paraprakI arrestuar për tjetërsim pronash, ndërpritet në GJKKO seanca për masën e sigurisë ndaj Jorgo Goros! Ja arsyeja
Artikulli tjetërRevolucioni kërkon kohë, mund të zgjasë dhe 80 vite deri në fitore