A po raportohen korrekt humbjet e jetëve nga Covid-19/ Ministrja ngushëlloi mjekun, por ka ‘fshehur’ vdekjen e tij!

Mjeku Erion Dasho ka ngritur dyshime se shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë të personave që ndërrojnë jetë nga Covid-19 po manipulohen.

Dasho ka risjellë në vëmendje, humbjen e jetës së mjekut nga Kavaja, Sefer Dervishi një ditë më parë për të cilin u tha se ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Madje edhe vetë ministrja Manastirliu nxitoi që ta ngushëllonte, me një shënim në mediat sociale. Por ajo që bie në sy është se vdekja e mjekut nuk është raportuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, dhe as një ditë më parë datë 16.09.2020.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se 4 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19, një 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana.

Po ashtu për ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç).

Në asnjë prej të dyja deklaratave shihet që nuk është shënuar vdekja e mjekut nga Kavaja. Mjeku Erion Dashi në fund të shënimit të tij në mediat sociale ngre dy pyetje për ministren: Cili nga të ndjerët është doktor Seferi dhe a janë duke u raportuar korrek humbjet e jetës nga Covid-19 në Shqipëri.

Postimi i plotë: Në 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID. Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë.

Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga COVID ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç).

Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana.

Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin: CILI NGA TË NDJERËT ËSHTË DOKTOR SEFERI??!! A JANË DUKE U RAPORTUAR KORREKT HUMBJET E JETËS NGA COVID NË SHQIPËRI??!!

Artikulli paraprakZhupa: Veliaj dhe përfaqësuesit e Bashkisë mirë që nuk shkojnë t’i takojnë qytetarët, po të paktën t’i dëgjojnë kur i takojmë ne
Artikulli tjetërZbulohet e vërteta e helmimit të liderit të opozitës ruse