A nuk ke frikë?!

Nga Elona CASLLI

Kështu fillon çdo mesazh që troket në “messenger” dhe bën atë tingullin tipik që është i njëjtë për të gjithë. Nuk mund ta zgjedhësh atë tingull. Askush nuk të ka pyetur kur e ka krijuar në të pëlqen ose jo. Ka qenë një zgjedhje arbitrare ashtu si qe ardhja jote në këtë botë. Askush nuk të pyeti në doje të vije ose jo. Thjesht u gjende në këtë planet, u rrite dhe ditë pas dite përpiqesh t’ia gjesh kuptimin gjithë kësaj historie.
A kam frikë?!
Po, kam frikë. Kam frikë nga frika juaj. Kam frikë nga kjo pyetje që bëhet aq shpesh sa duket si diçka krejt normale ose e thënë ndryshe si përkujdesje. Njësoj sikur ta pyesësh dikë: A ke uri?! A ke etje?!
Ndërkohë që ne ushqehemi me frikën e njëri-tjetrit, qyteti ku jetojmë, zhbëhet çdo ditë e më shumë dhe ne marrim frymë gjithmonë e më pak.
Duhet të ushqehemi me forcën e njëri-tjetrit dhe jo me frikën e njëri-tjetrit
Post Scriptum- Liri nuk do të thotë të qëndrosh majë një peme. Liria nuk është as fluturimi i një mize të madhe. Liria nuk është as një hapësirë boshe. Liria është pjesëmarrje.
Giorgio Gaber
Elona Caslli

Artikulli paraprakA mund të bëhet dialog me të padialogueshmit?
Artikulli tjetërRevoltë tek Drejtoria e Policisë: “Qeveri e krimit, Rama ik, ky është genocid, poshtë diktatura”