A ishte anulimi i vizitës së Hollande izolimi i radhës për Ramën?

Armand MAHO

Në qershorin e vitit 2014 Rama do të zhvillonte një viztë në Francë, ku mes të tjerash gjatë një takimi do të ftonte dhe Presidentin Hollande për të vizituar Tiranën. Natyrisht, vizita u trumbetua me “tam tamet”e zakonshme ku shumë media proqeverisë e cilësuan atë si përtej pritshmërive. Ndërkohë të njëjtat media në janarin e këtij viti, më saktë më 3 janar do të trumbetonin sërish lajmin se Hollande e ka konfirmuar vizitën e tij në marsin e këtij viti. Të njëjtat mediat e cilësuan si një vizitë historike, pasi është i pari President francez që viziton Tiranën, dhe natyrisht kjo meritë i njihej Edi Ramës, për vizionin e tij global. Por sërish, një lajm tjetër jo shumë i këndshëm për kreun e qeverisë erdhi mbrëmjen e 27 janarit. Zyra e Shtypit u kujdes që ta shpërndante, duke i ngjitur nga pas dhe justifikimin. Një media afër qeverisë, madje e para që lançoi lajmin e ardhjes njoftonte se Hollande ka anuluar vizitën e tij. Arsyet sipas saj nuk janë bërë të ditura, por dyshimet janë se vizita është anuluar për shkak të “krizës” që ka shpërthyer në Francë.

Anulimi
Fransua Hollande i kanë mbetur vetëm pak muaj nga përfundimi i mandatit dhe ai ka bërë të ditur se nuk do të garojë. Më shumë se një krizë kemi të bëjmë me një fushatë normale për zgjedhjet presidenciale, ku e majta duket  se e ka të pamundur të fitojë. Por vetëm kaq, dhe kjo s’mund të jetë arsyetim që një president i një vendi të anulojë një vizitë të paralajmëruar. Pra, më shumë se kriza që kërkojnë ta paraqesin mediat e Ramës, është një vendim politik nga ana e Hollande që mos ketë të bëjë me liderin global të Shqipërisë. Dalja me njeriun që ka sulmuar live në CNN Presidentin e Amerikës do i hapte jo pak andralla me mediat franceze, dhe do dëmtonte më shumë fushatën e partisë së tij. Në fakt ka kohë që Rama, nuk po gjen mbështetje më as në Internacionalen Socialiste, dhe jo më në liderët evropiane që ai i kishte fort për zemër takimet me ta.  E fundit do të ishte takimi me Kancelaren Merkel, takim në të cilin ajo i bëri të ditur dhe vendimin zyrtar të Gjermanisë, për refuzimin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Rama është kreu i një qeverie, e cila po i hap jo pak punë Evropës, me trafikun e drogës. Por vetëvrasja e tij politike do të ishte dalja në CNN dhe deklaratat kundër Presidentit amerikan Donald Trump. Në qarqet diplomatike, tashmë Rama shihet si deliranti i një vendi të vogël, që tentoi të ndërhynte në zgjedhjet amerikane. Një gjë që nuk e bëri as Renzi dhe as Cipras i Greqisë, megjithëse s’kanë qenë dakort me zgjedhjen e tij. Madje nuk e bëri as Poroshenko i Ukrahinës, i cili njihet si njeri për të cilin armiku numër 1 i zotit Trump, spekulanti miliarder Xhorxh Soros u investua shumë që ta sillte në pushtet. Dalja me Ramën për liderët e Ballkanit, me sa shihet do të thotë dalja me një njeri antiamerikan dhe mbështetësin kryesor të narkotrafikut në vend, do ishte dalja me njeriun i cili po përze bashkatdhetarët nga vendi i tij, njësoj sikur Shqipëria të ishte në gjendje lufte.  Antireklamë më e keqe nuk ka se si bëhet.

Artikulli paraprakPronarët: Veliaj po na shemb dyqanet për t’i kthyer në pallate
Artikulli tjetërPushtave po u vjen fundi