A eshtë arrestuar vërtet vrasësi i Klodian Rashës apo është bllof? Pse nuk jepen detaje nga vrasja?

Vrasja e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha ka tronditur mbarë opinionin public ndërsa ajo që bie në sy dy ditë pasi ka ndodhur ky krim nga policia e shtetit është fakt se nuk ka asnjë transparencë në lidhje me vrasësin e të riut.

Policia ka nxjerrë vetëm një njoftim në mesditën e së martës ku ka thënë se është ndaluar polici vrasës duke dhënë dy iniciale të këtij vrasësi por pa dhënë asnjë informacion tjetër.

Policia dhe Prokuroria kanë detyrim të bëjnë transparencën e këtij krimi. Duhet të dalë me emër dhe mbiemër kush është vrasësi pasi nuk bëhet fjalë për një gjobë policie, por për një jetë të humbur. Policia nuk mund të bëjë bllofin duke deklaruar vetëm iniciale të policit vrasës.

Eshtë djegur Tirana dhe revolta popullore ende nuk është fashitur ndaj kërkohet transparencë e plotë për këtë krim shtetëror si nga policia ashtu edhe nga Prokuroria. Policia nuk mund ti hedhë hi syve opinionit publik duke deklaruar vetëm iniciale të pakuptimta të vrasësit.

Do të jetë absurde që kjo polici dhe ky regjim kriminal të mendojnë se mund ta kalojnë kaq lehtë këtë krim. Eshtë absurde të mendojnë se opinioni do të mund të besojë se qenka arrestuar polici me inicialet N.K, pastaj të besojnë se po i bëjnë gjyqin e fshehtë këtyre dy inicialeve dhe më pas po ashtu të besojnë se po vuajnë dënimin këto dy iniciale.

Mënyra se si po reagon policia të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një bllof. Gazetarët e kronikës thonë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar nga sa larg është qëlluar Klodian Rasha. Kjo polici ka zbuluar emr të bahskëpunëtorëve të drejtësisë duke I shërbyer mafias, ndërsa tani nuk bën asnjë transparencë për këtë vrasje shtetërore.

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 mjekja e njohur (Foto)
Artikulli tjetërHumbja e jetës së dy mjekëve nga Covid-19/ PD: Duhet ndryshim që jeta e asnjë mjeku të mos jetë më e rrezikuar!