Një çift shqiptar u arrestua në Bari me 5 kg heroinë. Sipas “Guarda di Finanza”-s, droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria. Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet. Droga u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë. Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik.
Kryesore
Continue to the categoryKulisat e një lufte brenda llojit/ Si u paralizua njësia e...
Nga Klodian Tomorri
Dy muaj pasi qeveria firmosi koncesionin e inceneratorit të Tiranës, Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e njësisë së zbatimit të projektit (NJZP), e...