Gjiganti metalurgjik “Trepça” pritet që shumë shpejt të bëhet me status të ri. Ndërmarrja më e madhe në Kosovë do të ketë karakterin e ndërmarrjes publiko-qendrore me mundësi të partneritetit publiko-privat. Ky është definimi i kësaj ndërmarrjeje që është bërë në projektligjin për “Trepçën”, i cili projektligj pritet të dërgohet gjatë javës së ardhshme në Qeveri të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” Ahmet Tmava, drejtor i ndërmarrjes “Trepça”, i cili njëkohësisht ka qenë edhe në komision ndërinstitucional. Sipas tij, ky emërtim do të jetë një mundësi e zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj ndërmarrjeje. “‘Trepça’ do të ketë karakterin e ndërmarrjes publiko-private dhe do të shndërrohet në ndërmarrje publike-qendrore me mundësi të partnerit publiko-privat. Po mendoj një alternativë e mirë që jep mundësinë e zhvillimit. Ne presim që gjatë javës të procedohet kjo në Qeveri, meqenëse jemi në fazën finale të këtij projektligji i cili është punuar nga një grup ndërinstitucional dhe përfaqësues të tjerë”, ka thënë ai. Ndërsa në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë thënë se projektligji për “Trepçën” është në fazën finale dhe shumë shpejt pritet të dërgohet në Qeveri.
Kryesore
Continue to the categoryPas vendimit për rekurs, Basha prezanton ndryshimet në logon e PD:...
Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në...