Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin Korçë-Kapshticë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një mjeti. Mësohet se makina tip “Benz” ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Neviçisht, dhe është përplasur më pas me barrierat në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Instituti Albanologjik i Tiranës, një nga pronat publike që synohet...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka flour sot për ligjin që kalon pronat publike tek privati dhe që u miratua dje në Kuvend me...