Lulëzimi i industrisë së kanabisit, pushtimi i tokave bujqësore dhe kodrinave nga bima që sjell fitim të jashtëligjshëm, por tejet të madh ka ndikuar edhe në prodhimin bujqësor të vendit. Vetëm nëse u referohesh shifrave zyrtare të policisë, të cilat janë të dyshimta, në vend janë mbjellë vetëm këto vite, mijëra hektarë tokë me kanabis. Sektori i bujqësisë është futur në një trend rënës për të dytin vit radhas. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, pati një rënie prej 1,48%. Kjo tregon se, fermerët kanë qenë të joshur më shumë nga aktiviteti fitimprurës i narko-trafikantëve, duke lënë pas dore aktivitetin bujqësor, i cili është bazë në ekonominë e vendit tonë. Ritmet e rritjes së sektorit kanë nisur të ngadalësohen qysh në vitin 2013, vit që përkon me goditjen e Lazaratit, por me shtrirjen e mbjelljes së bimës së kanabisit në gjithë territorin e vendit. Që atëherë, sektori është përfshirë në një sërë vështirësish ciklike, pa mundur të orientohet drejt zinxhirit të vlerave.
Kryesore
Continue to the categoryReagim i Partisë Demokratike lidhur me planin hetimor të Komisionit Hetimor...
Partia Demokratike, përmes sekretarit për marrëdhëniet me publikun, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me Komisionin Hetimor për sistemin TIMS. Kulluri shprehet se plani...