Nga muaji korrik rimbursimi i kuponëve fiskalë do të bëhet nëpërmjet formës së re kanë bërë të ditur për “Telegrafin” në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyçi ka thënë se e kanë të pamundur të vazhdohet forma e njëjtë e rimbursimit të kuponëve fiskalë. “Në fakt ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskalë. Mirëpo, jemi duke punuar rreth finalizimit të formës së re, e cila konsiderojmë se do të jetë edhe më e lehtë dhe më e favorshme për qytetarët”, ka treguar Bytyçi, shkruan “Telegrafi”. Ajo ka thënë se pas dy muajve do të kalohet në formën e re të rimbursimit të kuponëve fiskalë. “Sipas planifikimeve që jemi duke i bërë, konsiderojmë që nga muaji korrik i këtij viti do të kalojmë në platformën e re të kampanjës”, ka njoftuar zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytiçi. ATK-ja për të vazhduar tutje me formën aktuale, sipas saj, të rimburimit të kuponëve fiskalë e ka të pamundur për shkaqe buxhetore dhe të mungesës së stafit.
Kryesore
Continue to the categoryTradhëtia nuk eshte diversitet…!
Nga Azgan Haklaj
Në një editorial të dy ditëve me parë tek "Koha Jonë” ,Agron Gjekmarkaj jep definicione parimore për diversitetin në demokraci a thua...